Hanks nderohet në Golden Globes

Hanks nderohet në Golden Globes

Aktorit dhe producentit Tom Hanks do t’ia ndajnë çmimin “Cecil B. DeMille” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes që do të mbahet në muajin janar, njoftoi Hollywood Foreign Press Association.

Hanks me pamje djaloshare, tani 63 vjeç, depërtoi me filmin “Big” në vitin 1988, me rolin e një adoleshenti që zgjohet për të gjetur veten në trupin e një të rrituri, shkruan rtv21.tv

Ai vazhdoi tutje duke fituar çmimet Oscars dhe Golden Globes në vitin 1994 dhe 1995 për rolet e tij në dramën e AIDS “Philadelphia” dhe komedinë “Forrest Gump”.

 

Për më shumë se tri dekada ai ka mbajtur audiencat me personazhe të pasura dhe të gjalla që ne i deshëm dhe i admiruam“, tha në një deklaratë presidenti i Hollywood Foreign Press Association, Lorenzo Soria.

Sado imponues që është në ekranin e gjelbër, ai është njësoj i tillë edhe pas kamerës si skenarist, producent dhe regjisor” tha tutje Soria.

Paraqitja e ardhshme e Hanks në film do të jetë në muajin nëntor si nikoqir i emisionit të dashur për fëmijë në SHBA, Mister Rogers në “A Beautiful Day in the Neighborhood.”

Ai ka luajtur edhe në dhjetëra filma përfshirë “Sleepless in Seattle,” “Private Ryan” dhe ishte zë i kaubojit Woody në franshizën filmike “Toy Story”.

Ndryshe, çmimi “Cecil B. DeMille” i ndahet një herë në vit aktorit, producentit ose regjisorit që ka bërë ndikim që zgjat në industrinë e filmit.

Pranuesit e mëparshëm të këtij çmimi janë Steven Spielberg, Meryl Streep, Oprah Winfrey, Jeff Bridges dhe Harrison Ford./21Media