Ngjarjet kryesore që karakterizuan vitin 2017

Ngjarjet kryesore që karakterizuan vitin 2017

Viti që po lëmë pas ka qenë i pasur me ngjarje në arenën ndërkombëtare.

Ju sjellim ngjarjet kryesore të vitit 2017 në sportet elitare, si futbolli, basketbolli, tenisi, formula 1 dhe boksi.

Viti i Real Madridit

Viti i Real Madridit. Kështu mund të quhet viti 2017, ku klubi madrilen fitoi për të dytën herë rresht dhe për të 12-tën në histori trofeun më të çmueshëm evropian. Në finalen e zhvilluar në Cardiff të Uellsit, ‘Los Blancos’ shkatërruan Juventusin duke e mposhtur me rezultat 4:1. Reali i vazhdoi sukseset duke fituar më pas edhe Super Kupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.

Manchester United triumfoi në Europa League

Trofeu i dytë më i rëndësishëm në kontinentin e vjetër, Liga e Evropës, shkoi në duart e lojtarëve të Manchester United që nën udhëheqjen e Jose Mourinhos triumfoi në finale ndaj Ajaxit 2:0. ‘Djajtë e Kuq’ me këtë rast siguruan kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve edhe pse stinorin në Premier Ligë e përfunduan në pozitën e pestë.

Gjermania rrëmben Kupën e Konfederatave

Rusia si organizatore e Kupës së Botës për vitin 2018, ka qenë mikpritëse e Kupës së Konfederatave të zhvilluar gjatë muajit qershor. Kampioni aktual i botës Gjermania e fitoi edhe këtë trofe pasi në finale mposhti Kilin 1:0. Vendi i tretë i takoi Portugalisë, që triumfoi 2:1 pas vazhdimeve ndaj Meksikës.

Suksesi i Chelseat

Në Angli ishte viti i Chelseat, i cili me Antonio Conten në stol u shpall kampion i Premier Ligës me shtatë pikë dallim ndaj Tottenhamit që përfundoi si i dyti. Kupën FA ka shkuar në duart e Arsenalit që në finale ka mundur pikërisht Chelsean me rezultat 2:1.

Reali ndali hovin e Barcelonës

Ashtu si në Ligën e Kampionëve edhe në La Liga dominoi Real Madridi që ndali hovin e Barcelonës duke u shpallur kampion. Barça u ngushëllua me Kupën e Mbretit ku e mposhti Deportivo Alaves 3:1.

Juve sërish fjalën kryesore në Itali

Në Itali ka gjashtë vite që fjalën kryesore e thotë Juventusi. ‘Zonja e Vjetër’ për të tretin vit rresht fitoi edhe titullin edhe Kupën e Italisë, derisa në finale mundi Lazion 2:0.

Përsëri Bayern Munich

Pesë tituj kampioni rresht për Bayern Munichun që dominon në Bundesligë pa pasur kundërshtarë të denjë të cilën ia rrezikojnë trofeun. Kupa e Gjermanisë i takoi Borussia Dortmundit, i cili triumfoi ndaj Eintracht Frankfurtit 2:1.

Befason Monaco

Në Francë befasoi Monaco e cila la prapa Paris Saint-Germain, duke e fituar titullin për të tetën herë në histori. PSG fitoi Kupën e Francës pasi në finale fitoi 1:0 ndaj Angers.

Ronaldo sërish numër NJË

Fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligën me Real Madridin, duke qenë edhe njëherë më meritori për sukseset e klubit spanjoll. Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon, i cili padyshim se ishte më i miri i këtij viti duke e fituar për herë të pestë çmimin më të çmueshëm individual për futbollistë dhe njëherësh barazoi Lionel Messin me numrin e Topave të Artë të fituar.

Neymar, transferimi më i shtrenjtë në histori

Gjatë vitit 2017, Paris Saint-Germain ka thyer rekordin për blerjen e lojtarit më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Klubi francez ka paguar 222 milionë euro për ta marrë Neymarin nga Barcelona.

Golden State Warriors, skuadra që rrëzoi nga froni ‘Mbretin’ James

Në ligën më të fortë të basketbollit në botë, ishte Golden State Ëarriors skuadra që rrëzoi nga froni ‘Mbretin’ James me Cleveland Cavaliers, për të fituar titullin e kampionit. Në serinë finale Warriors fituan bindshëm 4:1 me rezultat të përgjithshëm pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, për t’iu hakmarrë në njëfarë mënyre Cavs që një vit më parë i kishin mposhtur në finale.

Shkëlqimi i Sllovenisë në Stamboll

Kampionati Evropian i këtij viti u zhvillua në katër shtete, Finlandë, Rumani, Izrael dhe Turqi, kurse kampione e kontinentit të vjetër u shpall Sllovenia e cila në finalen e zhvilluar në Stamboll e mundi Serbinë 93:85.

Fenerbahce e para në Evropë

Vit i ëndrrave për skuadrën turke Fenerbahce që fitoi turneun më prestigjioz për klube në Evropë, pas një finaleje të dominuar ndaj ekipit grek Olympiakos me rezultat 80:64. Final Four i këtij viti ashtu si edhe Evropiani u zhvillua në Stamboll dhe Feneri nën përkrahjen e tifozëve të flaktë turq e kurorëzoi stinorin me trofeun e EuroLigës.

Federer e Serna në majat e botës

Grand Slami i parë i vitit ashtu siç është traditë u mbajt në Australi gjatë muajit janar. Në konkurrencën e meshkujve triumfoi legjenda e këtij sporti Roger Federer duke e mposhtur në finale spanjollin Rafa Nadal. Te femrat ishte një finale mes motrave Williams, ku Serena triumfoi ndaj Venus.

Nadal, rrëmbeu trofeun e dhjetë Roland Garros

Në turneun e tij të preferuar që mbahet në Francë, Rafa Nadal ishte i pandalshëm duke triumfuar ndaj zviceranit Stan Ëaërinka. Për Nadalin ky ishte titulli i 10-të në Roland Garros. Në konkurrencën e femrave Jelena Ostapenko nga Letonia triumfoi ndaj Simona Halep të Rumanisë.

Federer bëri historinë në Wimbeldon

Grand Slami i tretë i vitit Wimbledon dhe më i madhi në tenis, organizoi edicionin numër 131. Në Londër, Roger Federer hyri në historinë e këtij turneu duke u bërë tenisti që e ka fituar më shumë Ëimbledonin gjithsejtë tetë herë, për të lënë prapa dy legjenda si Pete Sampras dhe William Renshaë që kanë nga shtatë. Federer në finale fitoi bindshëm 3:0 në sete ndaj kroatit Marin Çiliç. Te femrat befasoi spanjollja Garbine Muguruza, pasi mposhti Venus Willimasin në finale.

US Open i Nadalit

Në SHBA u luajt Grand Slami i katërt dhe i fundit për vitin 2017. Rafa Nadal triumfoi në US Open ndaj tenistit nga Afrika e Jugut, Kevin Anderson 3:0 në sete. Në finalen e femrave u përballën dy amerikane mes vete. Sloane Stephens mposhti  Madison Keys 2:0 në sete.

Edhe një vit i Hamiltonit në Formula 1

Në sportin më atraktiv të automobilizmit, Formula 1 ishte britaniku Lewis Hamilton ai i cili dominoi dhe për tretën herë në katër vitet e fundit u shpall kampion i botës. Për Hamilton ishte titulli i katërt në karrierë, kurse vendi i parë në garën e makinave shkoi për Mercedesin pjesë e të cilit është edhe piloti nga Britania.

Joshua çoi në pension Klitschkon

Anthony Joshua ndali dominimin e ukrainasit Wladimir Klitschko në duelin më të bukur të viteve të fundit në boksin profesionist. Boksieri nga Mbretëria e Bashkuar nokautoi Klitschkon në raundin e 11-të për t’ia marrë titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në boks. Pas këtij dueli, Klitschko u pensionua nga boksi në moshën 41-vjeçare.