Topalli i habitur që është ftuar si dëshmitar në rastin “Syrin e Popullit”

Vazhdon seanca për rastin “Syri i Popullit”

Deputeti Faton Topalli në seancën gjyqësore ndaj organizatës “Syri i Popullit”, ka deklaruar se është i habitur pse është ftuar si dëshmitar në këtë proces gjyqësor, derisa ka shtuar se për organizatën ka dëgjuar nga Kadri Veseli.

Ai ka mohuar të ketë njohur Murat Jasharin.

“Nuk e kam njohur Murat Jasharin, por tash e njoh. Kam pasur raste që e kam takuar. Sadri Ramabajën e njoh shumë më herët. Jam habitur që jam ftuar si dëshmitar në këtë proces gjyqësor. Takimi me Ramabajën ka qenë 2 minuta. Nuk më kujtohet data kur jam takuar me të. Kam dëgjuar nga Kadri Veseli për organizatën Syri i Popullit. Unë kam qenë kryetar i komisionit për mbikëqyrjen e financave… është organizuar një koktej, Veseli ka ardhur më ka pyet çfarë bëni ju VV, unë i thash çfarë unë, ai më tha për organizatën Syri i Popullit, unë i thashë jo”, tha ai.

Ndërkohë, i akuzuari Sadri Ramabaja ka kërkuar nga Kuçi të dijë nëse ka qenë ndonjëherë i rrezikuar nga ai.

“Jo, unë asnjëherë nuk kom bo diçka që me dal para organeve të drejtësisë. Nuk kisha pas dëshirë kurrë me qenë këtu, sa herë kam ardh në këtë objekt kam pas qëllim drejtësinë, e jo në këtë pozicion”, ka përfunduar Kuçi.

Back to top button