Shpend Maxhuni ka thënë se "AKI nuk është përgjegjëse për të kontrolluar emërimet që i bën presidenti"

Shpend Maxhuni ka thënë se “AKI nuk është përgjegjëse për të kontrolluar emërimet që i bën presidenti”

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni është pyetur sot nga Komisioni Parlamentar që e mbikëqyr këtë institucion lidhur me serbin Bratislav Nikoliq i cili vite me radhë ishte pjesë e institucioneve të Kosovës. Pas mbledhjes u tha se Maxhuni ka deklaruar që Inteligjenca tani është duke u marrë me verifikimin se a ka lidhje Nikoliq me shërbimet e sigurimit në Serbi. Ndërkohë sipas kryetarit të komisionit, deri tani dihet që ka ekzistuar një njohje mes Thaçit dhe Nikoliq që nga viti 2012./21Media