Topi i Artë është një nga çmimet më prestigjioze në futboll

Topi i Artë është një nga çmimet më prestigjioze në futboll

Të gjithë futbollistët e ëndërrojnë, pak nga ta e kanë talentin që të garojnë, e edhe më pak ta fitojnë.

Fituesi i Topit të Artë për vitin 2017 do të kuptohet me datën 7 dhjetor, në një ceremoni që fillon nga ora 19:45.

Më herët, futbollist i vitit nga FIFA ishte shpallur futbollisti i Real Madrid-it, Cristiano Ronaldo, i cili siç jemi mësuar tash e sa vite, garon me yllin e Barcelonës Lionel Messi edhe për çmimin e dytë, Topin e Artë, shkruan rtv21.tv.

Topi i Artë deri vitin e kaluar ishte ndarë së bashku me çmimin e FIFA-s, por tani ndahen si dy çmime pas ndarjes së France Football nga FIFA.

Ronaldo i cili ka fituar çmimin si futbollisti i vitit, nëse fiton edhe Topin e Artë do të kompletojë 5 Topa të Artë në trofetë e tij, aq sa ka edhe Lionel Messi momentalisht.

Më poshtë mund të shihni 30 futbollistët e nominuar për Topin e Artë të vitit 2017:

Pierre-Emerick Aubameyang – Borussia Dortmund
Karim Benzema – Real Madrid
Leonardo Bonucci – Juventus/Milan
Gianluigi Buffon – Juventus
Edinson Cavani – Paris Saint-Germain
Philippe Coutinho – Liverpool
Kevin De Bruyne – Manchester City
David de Gea – Manchester United
Paulo Dybala – Juventus
Edin Džeko – Roma
Radamel Falcao – Monaco
Antoine Griezmann – Atlético Madrid
Eden Hazard – Chelsea
Mats Hummels – Bayern Munich
Isco – Real Madrid
Harry Kane – Tottenham Hotspur
N’Golo Kanté – Chelsea
Toni Kroos – Real Madrid
Robert Lewandowski – Bayern Munich
Sadio Mané – Liverpool
Marcelo – Real Madrid
Kylian Mbappé – Monaco/Paris Saint-Germain
Dries Mertens – Napoli
Lionel Messi – Barcelona
Luka Modrić – Real Madrid
Neymar-  Barcelona/Paris Saint-Germain
Jan Oblak – Atlético Madrid
Sergio Ramos – Real Madrid
Cristiano Ronaldo – Real Madrid
Luis Suárez – Barcelona
/21Media