Torino ia shënoi dy gola Romës

Torino ia shënoi dy gola Romës

Për herë të parë në 13 vjetët e fundit, Torino të dielën arriti të mposhtë skuadrën e Romës në ndeshjet e kampionatit si mysafir.

“Demat” festuan sonte në “Olimpico” me rezultat 2:0, me golat e Andrea Belotti (45+2 dhe 86 nga penalltia) në ndeshjen e vlefshme të javës 18 të Serisë A.

Pas kësaj humbjeje, Roma humbi hapin në luftë për vendin e tretë me Lazio, pasi kjo e fundit ka katër pikë më shumë në tabelë (39).

Ndërsa, Torino me këtë fitore barazohet me Napolin në vendin e tetë, me nga 24 pikë.