Takimet e para më 22 gusht

Takimet e para më 22 gusht

Pas Ligës së Kampionëve, janë mësuar edhe 21 çiftet e fazës së “play-off” të Ligës së Evropës.

Përballja më interesante pritet të jetë ajo mes italianëve të Torinos dhe anglezëve të Wolves.

Klubi Suduva ka kaluar me rezultatin e përgjithshëm 4-2 ndaj Maccabi Tel Aviv dhe në raundin final drejt grupeve të Evropës do të masë forcat me Ferencvaros.

Kundërshtarin e këtij raundi e kanë mësuar edhe danezët e Copenhagen, që drejt grupeve të Europa League do të hasin probleme me Riga.

Derbi suedezo-skocez për Celtic, që do të luajë 180 minuta intensive kundër AIK.

Takimet e para do të luhen më 22 gusht, teksa ata të kthimit një javë më vonë.

Në takimet tjera:

Ararat-Armenia – Dudelange

Ludogoretsk-Maribor

Linfield-Qarabag

Slovan Bratislava-PAOK

Astana-BATE

Torino-Wolves

AEK Athens-Trabzonspor

Legia-Rangers

Feyenoord-Hapoel Beer Sheva

Steaua Burukesht-Guimaraes

Gent- Rijeka

Apollon- PSV

Espanyol-Zorya Luhansk

Partizan Beograd-(Aris-Molde)

Spartak Moscow-Braga

Malmo-Yehuda

Strasbourg- Eintracht Frankfurt

AZ Alkmaar-Antwerp.