Tornado përfshiu pjesën verilindore të Kinës

Tornado përfshiu pjesën verilindore të Kinës

Gjashtë persona kanë vdekur dhe së paku 190 persona janë lënduar nga një tornado që përfshiu Liaoningun, provincën verilindore të Kinës, të mërkurën.

Tornado shkatërroi rreth 3 mijë e 600 shtëpi dhe preku më shumë se 9 mijë e 900 rezidentë në Kaiyuan, një qytet me rreth gjysmë milioni banorë, raporton televizioni kinez.

Meteorologët thanë të martën se ndryshimet klimatike mund të shkaktojnë ngjarje ekstreme të motit, pas përmbytjeve, thatësirës dhe temperaturave ekstreme në disa rajone këtë vit.

Po ashtu, bënë të ditur se reshjet e shiut shënuan rekord në disa zona, e në disa të tjera, temperatura 40 gradë që u regjistrua, konsiderohet si temperatura më e lartë ndonjëherë./21Media