Dy prej viktimave në gjendje të rëndë

Dy prej viktimave në gjendje të rëndë

Një tornado e fuqishme ka goditur Luksemburgun jugperëndimor të premten duke lënë të paktën 19 persona të lënduar, dy prej tyre rëndë. Ndërsa 15 futbollistë u lënduan nga një goditje rrufeje në Gjermaninë jugore.

Tornado në pjesën jug-perëndimore të Luksemburgut në Pettingen dhe Kaerjeng shkatërroi një rrugë dhe bëri që të evakuan banorët e 100 shtëpive, raportuan media të shtunën.


Me erërat që arrijnë 80 milje në orë, sipas zyrës meteorologjike, tornado goditi qytetet afër kufijve me Belgjikën dhe Francën, transmeton rtv21.tv.

Agjensia gjermane e lajmeve dpa raportoi të shtunën se rrufeja goditi një fushë futbolli në Rosenfeld-Heiligenzimmern ku ushtronin 15 lojtarë. Ata u lënduan vetëm pak, por u dërguan në spital.

Në Bavari, mijëra tifozë të muzikës u kërkuan nga policia që të linin një koncert në Rothenburg për shkak të motit, ndërsa erërat çuan në shembjen e një tende cirku në Neckarsulm.

Në Amsterdam, një vorbull kaloi nëpër qendrën e kryeqytetit holandez të premten në mbrëmje. Askush nuk u lëndua, por pati një mori raportesh për dëme./21Media