Tornadot godasin disa shtete amerikane, së paku dy të vdekur

Mot i ligë në SHBA

Tornadot kanë goditur disa shtete federative në Amerikë, me ç’rast kanë vdekur së paku dy persona, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar, kanë njoftuar zyrtarët.

Tornado ka shkatërruar një numër të madh të objekteve në Viskonsin, e ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në Oklahomë. Moti i ligë kaploi edhe shtetet Kanzas dhe Nebraska, shkruan rtv21.tv

Qyteti më i goditur ishte Elk Siti në Oklahoma, ku u raportua për një të vdekur. Në këtë qytet u shkatërruan 40 shtëpi, ndërsa 70 të tjera u dëmtuan. Me mijëra njerëz mbetën pa furnizim me rrymë në Nebraska.

Për një të vdekur u raportua edhe në Viskonsin.

Back to top button