Skuadra kanadeze ka arritur të mposhtë ekipin e Golden State Warriors në finalen e madhe të NBA

Skuadra kanadeze ka arritur të mposhtë ekipin e Golden State Warriors në finalen e madhe të NBA

Toronto Raptors kanë hyrë në historinë e basketbollit amerikan, pasi janë shpallur për herë të parë në histori titullin kampion në NBA, duke mposhtur në finale pikërisht kampionët, Golden State Warriors.

Raptors arritën të sigurojnë titullin kampion, pasi fituan në ndeshjen e gjashtë me rezultatin 114-110, duke mbyllur serinë finale me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Dueli i mbrëmshëm u në fushën e Warriors, “Oracle Arena”, derisa ishte tepër interesant pasi u vendos vetëm në çerekun e fundit. Pjesa e parë ishte me ritëm dhe e shpejtë, ndërsa Raptors arritën të krijojnë vetëm një pikë diferencë.

Edhe pjesa e dytë foli për kanadezët, por edhe këtë herë diferenca ishte e vogël dhe pas gjysmës së parë të lojës, Toronto ishte një avantazh prej vetëm tre pikësh.

Warriors u munduan të ktheheshin në lojë në çerekun e tretë, por ndeshjen e vendosi periudha e fundit të cilën e fituan mysafirët që edhe u shpallën kampionë.

Duhet theksuar se Golden State Warriors nuk e patën Kevin Durant, i cili u lëndua në ndeshjen e fundit, derisa fundin e takimit u desh ta luanin edhe pa Klay Thompson, i cili po ashtu ishte lënduar. Thompson njëherësh ishte lojtari më i mirë te vendasit me 30 pikë.

Për Raptors shkëlqyen sërish Kyle Lowry, Patrick Siakam dhe Kawhi Leonard. Dy të parët realizuan nga 26 pikë secili, kurse Leonard shtoi 22.

Leonard u shpall edhe MVP i finaleve, falë paraqitjeve të jashtëzakonshme që ka bërë në këto ndeshje.