Pas humbjes së 4,8 miliardë dollarëve

Pas humbjes së 4,8 miliardë dollarëve

Mbijetesa e konglomeratit industrial japonez Toshiba është vënë në pikëpyetje për shkak të humbjeve prej 4,8 miliardë dollarë në periudhën prill deri dhjetor të vitit të kaluar, është bërë e ditur të martën nga kjo kompani.

Pas dy shtyrjeve të publikimit të raportit financiar, Toshiba pranoi humbjen neto prej 532,5 miliardë jenë (4,8 miliardë dollarë), pasi që më herët prognozoi se humbja mund të kalojë shifrat prej madje 1.000 miliard jenë në vitin fiskal që përfundoi në mars të këtij viti, transmeton agjencia France press.