Fitorja nuk i ndihmoi Manchesterit të kalojë në gjysmëfinale

Fitorja nuk i ndihmoi Manchesterit të kalojë në gjysmëfinale

Manchester City ka shënuar fitore sonte ndaj Tottenham Hotspur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por kjo fitore nuk i ka ndihmuar që të kalojë në gjysmëfinale.

Sonte ishte një derbi i vërtetë i Ligës së Kampionëve, ku u shënuan 7 gola, duke përfunduar ndeshja me rezultat 4-3 dhe rezultat të përgjithshëm 4-4.

Ishte Raheem Sterling (4’) që e kaloi Cityn në epërsi, ndërsa Heung-Min Son shënoi dy gola të shpejtë (7’ dhe 10’), për të sjellë epërsinë e mysafirëve, por që menjëherë erdhi përgjigja e vendasve duke barazuar shifrat në 2-2, me golin e shënuar nga Bernardo Silva (11’), ndërsa Sterling (21’) doli sërish në skenë duke rikthyer epërsinë, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola, Sergio Aguero (59’) sërish shënoi, për të quar rezultatin në 4-2, por ishte Fernando Llorente (73’) që zbuti epërsinë, dhe që ishte gol i mjaftueshëm për ta dërguar Tottenhamin në gjysmëfinale. Ndeshjen e parë e ka fituar Tottenham si vendas me rezultat 1-0.

Tottenham do të takohet me Ajaxin në gjysmëfinale, ndërsa Liverpool do të ndeshet me Barcelonën.