Kane u lëndua në ndeshjen me Cityn

Kane u lëndua në ndeshjen me Cityn

Sulmuesi anglez, Harry Kane u lëndua në sfidën e Ligës së Kampionëve.

Harry Kane pësoi një lëndim të kaviljes pas një ndërhyrjeje të ashpër nga Fabian Delph, në sfidën e së martës mes Tottenhamit dhe Manchester Cityt, duke u detyruar të lërë fushën e lojës para kohe.

Klubi i Tottenhamit njoftoi dje se kanë dalë edhe rezultatet e analizave të detajuara, që konfirmojnë një lëndim të ligamenteve anësore të kaviljes së majtë.

Megjithatë, Spurs nuk dhanë afat për rikuperimin e kapitenit, ndërsa mediat në Angli thonë se sezoni për sulmuesin mund të quhet i mbyllur.