Toyota investon në Britani

Britania njoftoi në mars se do të mbështesë investimet e Toyota-s

Qeveria britanike ndihmoi për të siguruar një investim prej 240 milionë funtash nga Toyota në fabrikën e saj në Angli, me një letër që siguroi prodhuesin japonez të veturave mbi marrëveshjet tregtare pas Brexit, thanë dy burime për Reuters.

Toyota ka bërë të ditur më 16 mars se do të instalojë platformën e re të veturave në fabrikën Burnaston.

Një burim, i cili është i njohur me letrën, ka thënë se Toyota ka shtyrë vendimin deri në fund të dhjetorit për shkak të një numri faktorësh, përfshirë edhe Brexit.
Ministri i Ekonomisë Greg Clark ka konfirmuar ekzistimin e letrës, por ka refuzuar ta bëjë publike, shkruan Reuters.

Burimi ka thënë se letra është e ngjashme me atë, e cila i ishte dërguar Nissanit vitin e kaluar kur vendosi për prodhimin e dy modeleve të reja në fabrikën e tij në veri të Anglisë.
Dokumenti shkaktoi shqetësime në radhët e publikut dhe ligjvënësve rreth marrëveshjeve sekrete.

Burimi, i cili nuk ka bërë të ditur se kur letra ishte dërguar, tha se ajo përmban disa sigurime.
Zëdhënësi i Toyota ka refuzuar të komentojë pohimet nëse ka pranuar letrën.

Britania njoftoi në mars se do të mbështesë investimet e Toyota, e cila ka prodhuar 10 për qind të 1.7 milionë veturave në Britani, duke shpenzuar 21.3 milionë funta për të mbështetur stërvitjet, kërkimet, zhvillimin dhe inovacionet./21Media

Back to top button