Filmi merret me pasojat dhe traumat e shkaktuar nga lufta e vitit 1999 në Kosovë

Filmi merret me pasojat dhe traumat e shkaktuar nga lufta e vitit 1999 në Kosovë

‘T’padashtun’ nga Edon Rizvanolli, i cili pati premierën në Karlovy Vary, është filmi që do të përfaqësoj Kosovën si propozimi zyrtar për konsiderim në kategorinë ‘Filmi më i mirë i huaj’ të Akademisë Oscar.

Ky film me skenar dhe regji nga Edon Rizvanolli është dramë e cila merret me pasojat dhe traumat e shkaktuar nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. Filmi trajton ngjarjen e një adoleshenti i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe që rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullojnë botën.

Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder.

Komiteti selektues u shpreh: ‘Pas shikimit të filmave konkurrues, për këtë vit, për përfaqësim të Kosovës në Oscar, komiteti selektues shpreh kenaqësinë, si për numrin e filmave, po ashtu edhe për kualitetin artistik të tyre. Të tre filmat, në veçoritë e tyre, sjellin rrëfime filmike, të trajtuara nga perspektiva shumë interesante dhe autoriale. Megjithatë, me shumicë votash, komiteti u përcaktua për “T’padashtun”, si filmi përfaqesues i Kosovës, për këtë vit në Oscar.’

Komiteti selektues përbëhet nga : Astrit Kabashi, Doruntina Basha, Arben Bajrkataraj, Antoneta Kastrati, Ilire Vinca, Visar Morina, Zymber Kelmendi.

‘T’padashtun’ është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Fondi i Filmit Holandez./21Media