Agjencia e OKB-së këtë e përshkruan si çnjerëzore

Agjencia e OKB-së këtë e përshkruan si çnjerëzore

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) ka njoftuar se rreth 50 emigrantë nga Somalia dhe Etiopia “qëllimisht janë mbytur në det, nga trafikantët pranë bregdetit të Jemenit”, raporton AP.

Agjencia e OKB-së këtë e përshkruan si incident tronditëse dhe çnjerëzore, kurse në deklaratë thuhet se gjatë një kontrolli rutinë në një plazh në Shabwa kanë gjetur në një varr cekët trupat e 29 emigrantëve.