E dhimbshme!

E dhimbshme!

I dashuri vrau veten në shinat hekurudhore, vetëm gjashtë ditë pasi e dashura e tij kreu vetëvrasje. Adam Howarth ishte në lidhje për 11 muaj me Chloe Spencer. Ai po bëhej gati të dilte me të më 11 qershor, por ajo doli me një burrë tjetër.

Chloe, 27-vjeçare, u gjet e varur mëngjesin e nesërm dhe besohet se ajo i dërgoi mesazhe Adamit, 29-vjeçar, vetëm dy orë para se trupi i saj u gjet në një pronë në Wigan, Greater Manchester.

Gjashtë ditë më vonë, Adam i cili ishte i punësuar si punëtor depo, u fut në shinat hekurudhore afër shtëpisë së tij në Wigan dhe hyri në rrugën e një lokomotive, thuhet në një raport.

Sipas dyshimeve të para, ai u përpoq të largohej nga rruga momentin kur u godit nga treni dhe përfundoi me lëndime të shumta trupore, transmeton rtv21.tv

Detajet e tragjedisë së dyfishtë në qershor të këtij viti dolën në Gjykatën Bolton Coroner, ku hetime të ndara për vdekjen e çiftit u mbajtën në të njëjtën ditë. Ata filluan lidhjen në korrik të vitit 2018./21Media