Tragjedi e re në ujërat afër brigjeve të Libisë

Mbyten 35 refugjatë, shumica fëmijë

Së paku 35 refugjatë, shumica prej tyre fëmijë, janë mbytur pasi që rreth 200 persona pa jelek të shpëtimit ranë nga anija në det. Kjo tragjedi ndodhi afër brigjeve të Libisë, para se anijet për shpëtim të shkonin në vendin e ngjarjes, shkruan rtv21.tv

Sipas komandantit të rojës detare të Italisë, Kozimo Nikastro, tha se anija me refugjatë ka qenë afër anijes për shpëtim, kur befas u godit nga një valë e madhe dhe refugjatët ranë në det.
Zyrtarët njoftuan se kanë nxjerrë mbi 30 kufoma nga derti, kryesisht fëmijë.

Roja detare e Italisë ftoi në ndihmë disa anije tjera, pasi që bëhej fjalë për mbi 1700 refugjatë, të cilët duhej të transportoheshin./21Media

Back to top button