Tragjedi në Australi, shqiptari vrau vajzën dhe dhëndrin para ndërrimit të viteve

Babai i nuses qëlloi vajzën dhe dhëndrin në shtëpinë e tyre në Yarraville, Melbourne

Një çift i ri shqiptar, Veton Musai, 29 vjeçar dhe Lindita Musai, 25 vjeçare vdiqën pas të shtënave të së martes nga 55 vjeçari, Osman Shaptafaj, babai i zonjës Musai.

Burri 29 vjeçar vdiq në spital një ditë pasi ai dhe gruaja e tij e re u dyshua se u qëlluan nga babai i Linditës. Veton Musai, 29 vjeç, u nënshtrua plagëve të tij të mërkurën, një ditë pasi gruaja e tij, Lindita vdiq në vendin e ngjarjes.

Dyshja dyshohet se janë sulmuar në shtëpinë e tyre në Yarraville, Melbourne rreth orës 10:30 të së martës, raporton Daily Mail.

Babai i zonjës Musai, 55-vjeçari Osman Shaptafaj mbetet në një gjendje kritike në spital me plagë të vetë-shkaktuara nga arma.

Policia ishte duke hetuar një mosmarrëveshje familjare si motivin e sulmit të ftohtë përpara Vitit të Ri.

Çifti i ri raportohet se kishin mysafirë të tjerë në shtëpinë e tyre kur ndodhi incidenti. Ata u gjetën në hyrjen e përparme të shtëpisë së tyre me plagë me armë në trupin e sipërm të tyre.

Një armë u gjet në fund të rrugës në tokë. Hetuesit tani janë duke u përpjekur të zbulojnë shkaqet e ngjarjes.

Miqtë dhe familja e çiftit të martën ishin me lot në rrugën periferike, teksa ngushëllonin njëri-tjetrin. Kushëriri i Z. Musai e ndau pikëllimin e tij në Facebook pasi 29-vjeçari vdiq në spital.

“Unë nuk e di se si t’i bashkoj fjalët. Allahu e di më së miri pse gjërat ndodhin ashtu siç veprojnë,” filloi ai, para se të shtonte se ‘as nuk mund të fillojë të shpjegojë’ si po ndjehet.

“E vetmja gjë që na mban të fortë është besimi në Zot. Se si babai mund ta marrë jetën e vajzës së tij, është përtej të kuptuarit … Por djalli me të vërtetë është midis nesh.”

“Allahu i bashkoftë të dy shpirtrat e mrekullueshëm përsëri në Xhenet.”

Çfti i ri ishte martuar para një viti. Miqtë e përshkruanin dasmën e tyre si një nga ‘më të mirat që do të kishin qenë ndonjëherë’.

“Një çift i tillë i bukur, një familje kaq e bukur … Një nga dasmat më të mira që kam qenë në Australi.”, shkroi një mik i familjes në Facebook./21Media

Back to top button