Pushimet verore kanë rezultuar fatale për një grua shqiptare

Pushimet verore kanë rezultuar fatale për një grua shqiptare

26 vjeçarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur është nxjerrë nga deti në zonën e Matera pa shenja jete. Sipas mediave italiane, ajo u vu re nga rojet bregdetare në ujë me vajzën e saj 6 vjeçare aty pranë. Ata u hodhën në det për ta shpëtuar, por ndërhyrja e tyre ishte e vonuar.

“Në Metaponto Lido, një grua me origjinë shqiptare e moshës 26 vjeç, dhe jo 35 vjeç, siç u mësua në fillim, me pushime me burrin dhe fëmijët, vdiq nga mbytja.”-thuhet në njoftimin e policisë italiane.

Për momentin nuk dihen shkaqet që i morën jetën gruas, ndërsa vajza e saj ndodhet në një spital të Potenza jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, dy rojet bregdetare u larguan nga puna, me arsyetimin e mungesës së ndihmës së parë ndaj pushuesve./Oranews