“Nuk e kisha menduar kurrë se do të përjetonim një dhimbje të tillë”

“Nuk e kisha menduar kurrë se do të përjetonim një dhimbje të tillë”

Vajza 19-muajshe e kampionit olimpik amerikan të skive Bode Miller, është gjendur pa jetë në pishinën e fqinjëve të tyre në Cota de Caza në jug të Los Angeles.

40-vjeçari dhe bashkëshortja e tij ishin të ftuar në festën e fqinjëve dhe sapo e panë fëmijën kërkuan menjëherë ndihmën mjekësore. Sipas shefit të zjarrfikëse dhe ndihmës së shpejtë, Tony Bommarito, përpjekjet për ta mbajtur vogëlushen në jetë rezultuan të kota.

Miller shprehu dhimbjen e fortë për këtë humbje nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Jemi të shkatërruar, vogëlushja jonë Emmy u nda nga jeta. Nuk e kisha menduar kurrë se do të përjetonim një dhimbje të tillë”, ka shkruar ai.

Çifti janë martuar në vitin 2012 dhe kanë një djalë.

Miller është një prej skiatorëve më të mirë në histori. Në karrierën e tij, amerikani ka fituar 6 medalje olimpike, 4 medalje të arta në Kupën e Botës dhe vetëm përpara pak muajsh ai deklaroi tërheqjen përfundimtare nga aktivitetet./21Media