​Motra e nderit vdes në betejën ligjore me Katy Perry

​Motra e nderit vdes në betejën ligjore me Katy Perry

Një ngjarje e dhembshme ka ndodhur sot në një gjykatë, gjatë një beteje ligjore të një prej artistëve më të njohur të botës dhe një grupi murgeshash, mbi një mosmarrëveshje të një pasurie të paluajtshme.

Motra Catherine Rose ishte një nga murgeshat që luftonin ndaj Katy Perry, mbi pretendimet e këngëtares në një pronë në Los Feliz.

Motra Rose 89 vjeçare, mbeti pa ndjenja gjatë seancës gjyqësore në Los Anxheles, ku edhe ka ndërruar jetë.