"Carmen", premiera e dytë  për vitin 2018

“Carmen”, premiera e dytë  për vitin 2018

Nesër në mbrëmje kryeqytetasit do të mund të përcjellin shfaqjen e baletit “Carmen” të koreografes Natalia Osipova në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj, tha se kjo shfaqje ngërthen një ngjarje të veçantë, për të cilën është dashur shumë përkushtim dhe punë për të arritur finalizimin e saj.

“Kanë punuar në kushte të vështira, edhe koreografja ka punuar në kushte të vështira. Por publiku kërkon shfaqje shumë të mirë, ai nuk i dinë këto. Dhe besoj se puna është bërë shumë mirë dhe rezultati shihet nesër mbrëma”, tha ai.

Koreografia Natalia Osipova u shpreh e lumtur që ndodhet në Kosovë për herë të dytë radhazi për shfaqjen e baletit “Carmen”. Ajo tha se përmes kësaj shfaqjeje do të prezantojë jetën reale dhe atë çfarë ndjen për popullin shqiptar.

“Sa më shumë që e njoh popullin e Kosovës, ia jap krejt dashurinë që kam për të qenë ju të lirë dhe më të pavarur. Në këtë shfaqje nuk është temë vetëm dashuria, por kryesore është liria”, tha Osipova.

Baleti Kombëtar i Kosovës gati për premierë