Tragjedia në Danub

Tragjedia në Danub

Me datë 29 maj në lumin Danub u përplasën 2 anije me turistë të cilët shkaktuan një tragjedi të vërtetë.

Policia e Hungarisë njofton se sot është nxjerrë trupi i viktimës së 27-të. Sipas njoftimit të policisë trupi u gjet në fshatin Makad, 58 kilometra nga vendi i përplasjes së anijeve.

Deri më tani janë konfirmuar plot 25 të vdekur nga 35 turistët koreanojugor si dhe 2 shtetas hungarez të cilët ishin pjesë e anijes turistike.

Një shtetas koreaonojugor akoma rezulton i zhdukur pasi nuk është gjetur ende dhe 7 persona të tjerë janë shpëtuar natën që ndodhi aksidenti.