Trajokiq komenton marrëveshjet për hekurudhë dhe autostradë

Trajokiq komenton marrëveshjet për hekurudhë dhe autostradë

Politikania serbe, Rada Trajkoviq ka vlerësuar se me nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Beograd, Serbia e ka njohur Kosovën.

Për Direktno.rs Trajkoviq ka deklaruar se marrëveshjet e fundit në Mynih janë paraprijëse të një marrëveshje historike ashtu siç ka kërkuar, presidenti amerikan, Donald Trump në letrat e tij dërguar Thaçit e Vuçiqit.

Trajkoviq ka folur edhe për faktin se lideri i ri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti nuk ka pranuar këtë marrëveshje pasi është nënshkruar nga njerëz pa legjitimitet dhe të cilëve u ka skaduar mandati. /21Media