Filmi i ri prezantohet më 22 nëntor

Filmi i ri prezantohet më 22 nëntor

Derisa prindërit rreth botës përqafojnë valën e re të manisë për Elsa dhe Anan, trajleri i ri për “Frozen II” zbulon më shumë se çfarë i pret mbretëreshën magjike dhe motrën e saj të përkushtuar në vazhdimin e vizatuar.

Derisa Elsa përpiqet të mbrojë mbretërinë e saj të kërcënuar, ajo udhëton në një pyll të magjepsur – me ndihmën e Anna-s, të fejuarit të saj Kristoff, dordolecit Olaf dhe drerit Sven, shkruan rtv21.tv

Trajleri zbulon edhe anëtarët e kastës së zërit, përfshirë Alfred Molina si mbreti Agnarr.

Idina Menzel dhe Kristen Bell i kthejnë rolet e tyre të motrave shumë të dashura, me Jonathan Groff dhe Josh Gad të kthyer si Kristoff dhe Olaf.  Ato kthehen përkrah regjisorëve që fituan çmimin e Akademisë, Chris Buck dhe Jennifer Lee, tekst shkruesve  Kristen Anderson-Lopez dhe Robert Lopez dhe producentit Peter Del Vecho.

“Frozen II” do të prezantohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe më 22 nëntor të këtij viti./21Media