Southgate lavdëron Kosovën

Southgate lavdëron Kosovën

Kosova shënoi sot një fitore tejet të rëndësishme në “Fadil Vokrri” ndaj kombëtares së Çekisë, me rezulatat 2 me 1.

Për fitoren e Kosovës, foli edhe trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, i cili ndër tjerash tha se u impresionua shumë me Kosovën.

“Ndeshja me Kosovën është kryesorja në grup, sipas meje. Jam shumë i impresionuar me Kosovën. Janë një ekip i organizuar mirë, me lojtarë të mirë. E kanë pasionin e një kombëtareje të krijuar së fundi. Rezultati i tyre sot nuk më ka befasuar aspak. I kam parë që luajnë mirë edhe në ndeshjet paraprake. Me ta duhet të luajmë më mirë se që luajtëm sot (me Bullgarinë). Do të jetë një test i mirë për ne, të martën”, ka thënë Southgate pas ndeshjes me Bullgarinë, që përfundoi me fitoren e thellë të Anglisë, me rezultat 4:0.


Ndeshjen e radhës kombëtarja angleze e luan kundër Kosovës me 10 shtator./21Media