Presion nga Beogradi

Presion nga Beogradi

Mali i Zi do të ketë edhe disa mungesa në ndeshjen e sotme. Serbia vazhdon me politikat e saj ndaj Kosovës, aq sa ato vërehen edhe në sport.

Ishte presioni nga Beogradi ai i cili ka detyruar trajnerin dhe dy futbollistë me prejardhje nga Serbia mos të pranojnë të jenë të pranishëm në ndeshjen e sotme të Malit të Zi që e luan përballë Kosovës.

Trajneri Lubisha Tumbakoviq dhe dy lojtarët, Mirko Ivanoviq e Filip Stojkoviq, që njëkohësisht luajnë në klubin e Crvena Zvezdës nuk do të jenë pjesë e kombëtares së Malit të Zi.

Mediat në shtetin fqinj raportojnë se ky gjest i trajnerit Tumbakoviq do të detyrojë drejtuesit e Federatës së Futbollit të Malit të Zi ta shkarkojnë nga puna pas përfundimit të takimit, raporton kp.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte do të luajë ndeshjen e Grupit A të kualifikimeve për “Euro 2020”. Kosova do të takohet me Malin e Zi në Podgoricë nga ora 20:45.