Xhaka kapiteni i ri i Arsenalit

Xhaka kapiteni i ri i Arsenalit

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery zgjedhi Granit Xhakën si kapiten të përhershëm të Arsenalit. Xhaka e zëvendësoi Laurent Koscielny pasi që ai u largua nga klubi këtë verë.

Sot, Emery bëri të ditur vendimin e tij pasi u konsultua me lojtarët e skuadrës. Ai ende nuk ka vendosur se kush do të jete zëvendës kapiteni, por pretendent kryesorë janë Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyan.

Ndeshja radhës e Arsenalit është kundër Manchester United në Premier League të hënën.

Po ashtu, futbollisti i njohur kosovar sot feston datë të shënuar. Mesfushori i klubit të njohur anglez, Arsenalit sot feston ditëlindjen e 27-të./21Media