Gjobat për lojtarët e Chelseas

Gjobat për lojtarët e Chelseas

Disiplina në sport është karakteristika që çdo atlet duhet ta ketë pasi ajo të ndihmon në shumë aspekte. Trajneri Frank Lampard e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje duke kërkuar shumë nga lojtarët e tij. Ai i gjobit lojtarët e tij për çdo shkelje që ata kryejnë gjatë seancave stërvitore dhe ditët e ndeshjeve.

Ai e ka vendosur një listë gjobash me shifra të larta në dhomat e zhveshjes për çdo veprim që do të pengojë mbarëvajtjen e stërvitjes. Në krye të listës është vonesa në stërvitje e cila ka vlerën e 20,000 paundëve.

Vonesat nëpër takimet dhe vaktet e klubit gjobiten me 500 paund për minutë, ndërsa vonesa gjatë ditëve të ndeshjes gjobiten me 2,500 paund. Nëse një prej lojtarëve nuk deklaron se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore të paktën 90 minuta përpara se të fillojë ndeshja ata gjobiten me 10,000 paund.

Të gjithë gjobat monitorohen dhe mblidhen nga stafi i Lampardit dhe dyfishohen nëse nuk paguhen brenda 14 ditësh. Paratë e mbledhura jepen për bamirësi ose shpenzohen në organizime të klubit anglez./21Media