Allegri  flet për garën për titull të Serie A

Allegri  flet për garën për titull të Serie A

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri mendon se Napoli ende ka shanse të mëdha në garën për titull të kampionit në Serie A.

“Zonja e Vjetër” kryeson tabelën me një pikë më shumë së napolitanët. Allegri thotë se Napoli mbetet kandidat për Scudetto.

“Napoli mbetet në garën për Scudetto. Ata kanë vetëm një pikë më pak së ne”, tha Allegri. “Ata ende kanë shanse të mëdha për ta fituar Scudetton”.“Ne kemi edhe shumë ndeshje të vështira. Ne tani duhet te mendojmë për Atalantën, një skuadër që angazhohet fizikisht shumë”, theksoi italiani.