Pasi mposhtjes së Rusisë

Pasi mposhtjes së Rusisë

Zlatko Dalic ka folur i emocionuar pas fitores së madhe të Kroacisë ndaj Rusisë në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

“Ne gjithmonë kemi një rrugë të vështirë, por duhet të luftojmë deri në fund”, ka deklaruar Dalic pas ndeshjes.

“Luftë, dhimbje dhe përpjekje. Ky është shpërblimi. Kroacia është në gjysmëfinale. Ishte diçka e jashtëzakonshme. Ne e dimë se si luajnë rusët, ne kaluam këtë ndeshje, por ata nuk na lejonin të luajmë. Ishte një ndeshje kundër 50 mijë tifozëve. Do të ndjeja keqardhje të largohesha nga Rusia pa e parë Moskën”, ka përfunduar trajneri kroat në deklarimin e parë pas ndeshjes.

Kroacia është bërë skuadra e katërt që ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Botës dhe do të përballet me Anglinë.