“Nuk është e lehtë për lojtarët”

“Nuk është e lehtë për lojtarët”

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka mbështetur Granit Xhaka pasi ai u dëgjua duke i sharë tifozët kur këta të fundit e vërshëllyen, në ndeshjen me Crystal Palace.

Pas incidentit trajneri i Arsenalit, Emery është nën presionin e tifozëve për t’i marr Xhakës shiritin e kapitenit.

Guardiola e pranoi se e kupton këndvështrimin e mesfushorit të Arsenal-it.

“Nuk është e lehtë për lojtarët. Unë mund ta kuptoj Xhaka. Emocionet në ato momente janë të mëdha”, tha ai.

Graniti dje me anë të një postimi në Instagram u ka kërkuar falje fansave duke thënë se për Arsenalin ka një dashuri të veçantë dhe se gjithmonë do të jap 100 %, sa herë që do të jetë në fushë.

Xhaka nuk do të luajë në ndeshjen e Arsenalit kundër Wolves. Po ashtu mesfushori mungoi edhe në mesjavë, në ndeshjen kundër Liverpool-it, në Carabao Cup./21Media