Sonte skuadra portugeze do të ndeshet me liderin e Premier Ligës

Sonte skuadra portugeze do të ndeshet me liderin e Premier Ligës

Porto e ka përballë vetes një mision pothuajse të pamundur, pasi për të eliminuar Liverpoolin i duhet të rikthejë rezultatin 2-0 nga ndeshja e parë në Anfield.

Sipas trajnerit të ekipit portugez, Sergio Conceicao, Liverpooli është ekipi më i mirë në botë dhe e di se sa do të jetë e vështirë për skuadrën e tij për t’i eliminuar.

Liverpooli është ekipi më i mirë në botë”, tha ai. “Kur mendoj se si duhet të luhet futbolli dhe se si futbolli duhet të shprehet para syve të tifozëve dhe të gjithë botës, vetëm një klub më vjen në mendje: Liverpooli. Me një tifozeri të veçantë, me një stil loje të jashtëzakonshëm, me një dëshirë për të fituar çdo takim”, theksoi Conceicao.