Lopetegui tha se ekipi luftoi deri në fund

Lopetegui tha se ekipi luftoi deri në fund

Trajneri i Sevillës, Julen Lopetegui, tha se merituan se paku një pikë në ndeshjen ndaj Real Madridit. Sevilla dje u mposht nga Real Madridi me rezultat 0-1, gjë që bëri që të humbasin kreun e tabelës. Tekniku spanjoll tha se ekipi luftoi deri në fund dhe për të ndeshja ishte e barabartë.

“Klubi punoi deri në fund. Është turp që nuk fituam se paku një pikë. Ishte ndeshje e barabartë nga të dy anët. Në pjesën e parë humbëm më shumë posedimin, ndërsa në të dytën luajtëm më mirë. Kishim shanset tona. Besoj që ndeshja ishte e barabartë”, deklaroi ai.

Sevilla pas kësaj humbje gjendet në vendin e pestë me 10 pikë, një me pak se Reali dhe lideri Granada.