Bushi: I kënaqur që lojtarët e mi grumbullohen në Kombëtare

Bushi: I kënaqur që lojtarët e mi grumbullohen në Kombëtare

Sot, trajneri i kombëtares shqiptare U-21 në futboll, Alban Bushi mbajti një konferencë për shtyp, ku bëri të ditur listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

Në këtë konferencë Alban Bushi pranoi se ekipi kombëtar U21 i Kosovës është një nivel më lart se ekipi i tij, por ai tha se Shqipëria ka më shumë cilësi.

Po ashtu trajneri i kombëtares shqiptare e pranoi se disa lojtarë të Kosovës e kanë refuzuar Shqipërinë.

“Kundërshtarin e njohim, është i fortë dhe pretendent për t’u kualifikuar. Ata kanë një grup të lidhur, ndryshe nga ne që bëjmë shumë ndryshime, pasi furnizojmë Kombëtaren e parë. 3-4 lojtarë të Kosovës nuk dua të përmend emra, i kemi kontaktuar para dy vjetësh por, nuk kanë pranuar të vijnë me ne edhe pse për ne nuk është problem. Pika e tyre më e fortë është agresiviteti dhe dëshira që kanë për të fituar, diçka që te lojtarët tanë nuk e kanë në 90 minuta. Unë mendoj se Kosova është një hap më lart se ne në këtë aspekt. Po t’i shikosh lojtarët tanë, kanë më shumë cilësi se ata. Në lojë duhet të luftosh 95 minuta. Duhet të pranojmë që këta janë lojtarët që kemi në dispozicion. Jemi të kënaqur, kur shohim lojtarët e Shpresave që bashkohen me ekipin A.”, tha ai.

Këta janë futbollistët e thirrur nga Alban Bushi:

Kjo përballje do të zhvillohet me datën 15 tetor, në stadiumin “Elbasan Arena”, duke filluar nga ora 19:00./21Media