Një tjetër paraqitje e jashtëzakonshme për Lionel Messin në Ligën e Kampionëve

Një tjetër paraqitje e jashtëzakonshme për Lionel Messin në Ligën e Kampionëve

Tottenhami pësoi humbjen e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve, që tani ia vështirëson punët për të kaluar në raundin tjetër të këtij kompeticioni.

Pas disfatës nga Barcelona, trajneri i skuadrës londineze, Mauricio Pochettino përgëzoi futbollistët e tij për lojën e bërë, por ai gjithashtu theksoi se është pothuajse e pamundur të luash ndaj një kundërshtari siç është Lionel Messi.

“Dua të uroj skuadrën, sepse ishim gjithë kohën në lojë, luftuam gjithnjë dhe nuk u dorëzuam”, tha ai.

“Ndihem shumë krenar. Jam i zhgënjyer nga rezultati, por përpjekja ishte masive. Në këto lloj ndeshjesh, kur luan në këtë nivel, t’i dhurosh avantazhin një skuadre si Barcelona, bëhet e vështirë për t’u kthyer. Gjëja më e rëndësishme ishte karakteri”. “Të hysh në disavantazh që nga zhveshtorja kundër një skuadre që i duhej fitorja, na e shkatërroi planin dhe pastaj u bë e vështirë për të luajtur ashtu si donim”. “Më pas në fushë ishte Messi, që nuk kishim si ta ndalnim. U munduam por ai ishte thjesht i jashtëzakonshëm”, ka theksuar Pochettino.