Dy kombëtaret mbajnë pozicionet 1 dhe 4 në klasifikim

Dy kombëtaret mbajnë pozicionet 1 dhe 4 në klasifikim

Trajneri i Turqisë, Senol Gunes i druhet Shqipërisë në ndeshjen që do të zhvillohet në Stamboll të premten në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020.

Në konferencën për shtyp, ai u shpreh se ‘kuqezinjt’ janë kundërshtar të vështirë që meritojnë vlerësim maksimal, por theksoi se objektivi është fitorja për të shkruar në Evropian.

Luajmë dy ndeshjet ë rëndësishme për Evropianin ndaj Shqipërisë dhe Francës. Përballemi me dy ekipe të ndryshme, por objektivi mbetet i njëjtë, të fitojmë. Franca është favorite e grupit dhe ne do të luajmë për vendin e parë në grup me ta. Prioriteti ynë do të jetë Shqipëria. Kjo është ndeshja jonë më e rëndësishme në 4 takimet e mbetura”, shprehet Gunes.

Trajneri Edi Reja ka aplikuar modulin 3-5-2 dhe në ndeshjen me Islandën skuadra tregoi se me këtë rreshtim mund të jetë shumë e rrezikshme në sulm dhe kompakte në mbrojtje.

Shqipëria është një skuadër me lojtarë kualititativ, ku një pjesë e mirë e tyre luajnë në ligat kryesore në Evropë. Ne duam të fitojmë me mbështetjen e tifozerisë. Trajneri i tyre është i njohur në Itali dhe me eksperiencë. Ata kalojnë nga skema 3-5-2 në 5-3-2. Janë luftarakë dhe kompakt në mbrojtje. Nëse keni një mendim negativ për Shqipërinë, duhet ta harroni. Ne duhet të jemi një ekip agresiv duke vrapuar po aq shumë sa ata. Ata mundohen të luajnë topin, nuk luajnë totalisht në mbrojtje si Moldavia apo Andorra. Kthehen në mënyrë të suksesshme nga mbrojtja me tre te ajo me pesë “, përfundoi Gunes.

Takimi mes Turqisë dhe Shqipërisë do të luhet të premten e 11 tetorit në orën 20:45. Dueli është i vlefshëm për grupin H kualifikues. Aktualisht, dy kombëtaret mbajnë pozicionet 1 dhe 4 në klasifikim, me një distancë prej gjashtë pikësh nga njëra-tjetra./oranews