Sanchez jashtë fushës për tre muaj

Sanchez jashtë fushës për tre muaj

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë se nuk dëshiron ta humbas sulmuesin, Alexis Sanchez.

Sanchez është duke vuajtur nga një lëndim, i cili do ta mbajë jashtë loje për tre muaj. Këtë sezon ai ka luajtur tri ndeshje dhe ka shënuar një gol.

Tekniku italian ka thënë se është i zhgënjyer për lëndimin e lojtarit, pasi kiliani kishte efekt të mirë në skuadër.

“Klubi është duke punuar shumë mirë. Mund ta fitojmë ose ta humbasim ndeshjen, kjo me shqetëson. Jemi të zhgënjyer nga Sanchez, pasi fillimi i tij kishte efekt të madh. U transferua me dëshirën për të treguar vetën dhe punoj shumë. Është keq, por lëndimet janë pjesë e futbollit. Është e rëndësishme se të gjithë ta dinë që janë pjesë e formacionit të parë, nuk kemi rezerva, na duhet lojtarë të ndryshëm në ndeshje të ndryshme”, deklaroi ai.

Interi është në vendin e dytë në tabelë me 18 pikë, katër me pak se lideri Juventus, që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.