Trajnimi i minjve për shpëtim të të mbijetuarve në raste tërmetesh

“Hero Rats” apo “Minjtë Heronj” quhet projekti me minjë të cilët po trajnohen për vepra shumë të rëndësishme për ndihmë të njerëzve.
Trajnimin e tyre po e bën organizata jo profitabile belgo-amerikane APOPO për shpëtim të të mbijetuarve nën rrënoja në raste tërmetesh.
Minjtë po mësohen të futen në zona të rrëzikshme. Atyre në shpinë u vendosen pako të vogla me ndjekës lokacionesh dhe mikrofonë, të cilët ua mundësojnë të mbijetuarve që të komunikojnë me ekipin shpëtues.
Numri i minjve që po trajnohen është 170. Ata po ushtrohen edhe në fusha të tjera, si psh në gjetjen e minave dhe zbulimin e tuberkulozës.
Ekipi i organizatës APOPO shpreson se së shpejti do t’i trajnojë ata të nuhasin edhe Brucelozën, sëmundje kjo infektuese e cila shkatërron kafshët, siç janë gjedhet, si dhe e cila shkaton ethe tek njerëzit.
Sipas anëtarëve të kësaj organizate, shumë persona kanë neveri ndaj minjve, por këto krijesa janë më inteligjente se që mendojmë.
Me to punohet lehtë, kanë thënë ata dhe janë shumë të shoqërueshme.
Minjtë do të dëshmojnë për aftësitë e tyre në gjetjen e të mbijetuarve në raste tërmetesh kur të dërgohen në Turqi, vend ky i prirur për tërmete, ku do të bashkëpunohet me ekipin e shpëtimit GAE./21Media

Back to top button