Maska natyrale në kushte shtëpie

Maska natyrale në kushte shtëpie

Hiperpigmentimi i lëkurës, luhatjet hormonale, shtatzënia, dëmtimi nga rrezet e diellit e shumë faktorë të tjerë kontribuojnë në formimin dhe shfaqjen e njollave kafe. Këto të fundit nuk janë asgjë më shumë sesa melanina e përqendruar në një sasi më të madhe në zona të caktuara.

Ky problem i lëkurës mund të shfaqet jo vetëm në fytyrë, por edhe në krahë, qafë e këmbë, por duket se zona e fytyrës është ajo më shqetësuesja.

Përpos trajtimeve të specializuara në qendra estetike, vetë ju në kushte shtëpie mund të përgatisni maska të cilat jo vetëm do të njëtrajtësojnë pigmentin e lëkurës por do të zbehin njollat kafe sikur këto mos të ishin shfaqur kurrë.

1. Lëng limoni

Acidi citric i gjendur tek limoni ka fuqi zbardhuese dhe jo vetëm që trajton hiperpigmentimin e lëkurës, por promovon dhe rigjenerimin e qelizave të reja e të shëndetshme. Me ndihmën e një pambuku aplikoni lëngun e limonit direkt në lëkurë dhe lëreni për 20 minuta.

2. Maska me bollgur

Bollguri vepron si një skrab natyral që pastron lëkurën nga qelizat e vdekura dhe të hiperpigmentuara. Përzieni dy lugë bollgur, dy lugë qumësht dhe një lugë mjaltë për të krijuar një paste të trashë për t’u aplikuar në lëkurë. Vendoseni për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Përsëriteni disa herë në muaj për të arritur rezultatet e dëshiruara.

3. Lëng qepe
Komponimet e squfurit që gjenden në një qepë kanë vetinë të njëtrajtësojnë ngjyrën e lëkurës. Përveç kësaj i qepës ushqen qelizat dhe nxit rritjen e shëndetshme të tyre. Përzieni një lugë uthull molle dhe një lugë lëng qepe dhe aplikojeni në fytyrë për 20 minuta.

4. Patate te prera në copë. Për shkak të enzimës së quajtur katekolazë, patatet mund të njëtrajtësojnë tonin e lëkurës. Merrni një fetë të trashë patate dhe lageni me disa pika ujë para se të fërkoni lëkurën tuaj për të paktën pesë minuta. Është një metodë e sigurt që mund të bëhet tre deri katër herë çdo ditë për një muaj ose dy.