Erdogan dhe Trump bisedojnë për krizën e Katarit

Presidentët diskutuan për zgjidhjen e këtij kontesti

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump për gjetjen e zgjidhjes për mosmarrëveshjet në mes të Katarit dhe vendeve arabe të Gjirit, të cilat kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike dhe udhëtimet me Katarin, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Në deklaratën e tyre thuhet se Trump dhe Erdogan diskutuan për zgjidhjen e këtij kontesti, duke siguruar bashkëpunimin e të gjitha vendeve në ndërprerjen e financimit të terrorizmit dhe luftën kundër ideologjisë ekstremiste, raporton Reuters.

Back to top button