Nga gjyshja me shami, Feridja transformohet në një personazh interesant

Nga gjyshja me shami, Feridja transformohet në një personazh interesant

Aktorja e njohur turke, Seray Gozler, e cila te ne u bë e njohur për rolin e Ferides në seriain “Mos ma lësho dorën” ka befasuar me dukjen në fotografinë e re në Instagram shkruan rtv21.tv

Ajo shfaqet me shumë grim në fytyrë e me ngjyra të ndezura që me gjasë e tillë është bërë për ndonjë rol. Duket krejt ndryshe nga gjyshja e dashur e serialit “Mos ma lësho dorën”, epizodat e fundit të së cilit po transmetohen në RTV 21. Gozler ka marrë shumë komente nga fansat e saj në Instagram.

57-vjeçarja ka vite që është pjesë e aktrimit dhe njihet për rolet e shumta, ndër to: “Yalanci”, “Arka Sokaklar”, “Aynalar”, “Son Bahar”, “Sultan”, “Hayat Sarkisi”, e shumë të tjera./21Media