Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, ka pranuar të transferohet te Valencia

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, ka pranuar të transferohet te Valencia

Agjenti i Elseid Hysaj, ka konfirmuar se mbrojtësi i djathtë i Napolit, ka pranuar të transferohet te Valencia. Tashmë gjithçka varet nga dy klubet, nëse mundë të arrihet një marrëveshje para se të mbyllët afati kalimtar i verës.

Ne kemi arritur marrëveshje me Valencia-n. Tani, Napoli duhet të gjejë një marrëveshje me lojtarin”, tha agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi.

Transferimi i tij pritet të ndodh para se te mbyllet afati kalimtar. Hysaj ka luajtur rregullisht me Napoli që prej kohës kur është transferuar në vitin 2015./21Media