Transferimi i parë i Paris Saint-Germain

Gjiganti francez, Paris Saint-Germain ka bërë zyrtare transferimin e mesfushorit portugez, Vitinha.
Vitinha i bashkohet PSG-së si transferimi i parë i Luis Campos, ku marrëveshja është kompletuar me tarifën prej 40 milionë eurosh drejt Portos.
Mesfushori portugez ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me kampionin francez, e cila do ta mbajë atë në “Parc des Princes” deri në qershor të vitit 2027.
Tani, PSG do të përgatit për një raund të ri të bisedimeve për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar, dhe mesfushorin e Lille, Renato Sanches.
Për të dy futbollistët besohet se marrëveshjet janë shumë afër për tu arritur.

Back to top button