“Ai luan shumë mirë pavarësisht moshës, njësoj si Cristiano Ronaldo"

“Ai luan shumë mirë pavarësisht moshës, njësoj si Cristiano Ronaldo”

Ish-administratori i Juventusit, Luciano Moggi ka thënë se Fiorentina duhet të transferojë në ekip futbollistin Zlatan Ibrahimoviq. Suedezi është duke luajtur në Amerikë për klubin La Galaxy.

“Ai luan shumë mirë pavarësisht moshës, njësoj si Cristiano Ronaldo. Është duke fituar trofe me çdo ekip. Për të rinjtë mund të jetë shumë i mirë, mund t’i mësojë gjëra që nuk iu mëson as trajneri. Ibra inspiron frikë te çdokush, por sigurisht që nuk është i njëjti lojtar siç ishte në kohën time”, ka deklaruar ai.