Tani gruaja peshon vetëm 64 kg dhe nuk vuan më nga dhimbje

Tani gruaja peshon vetëm 64 kg dhe nuk vuan më nga dhimbje

Katrina Wright peshonte 142 kg, por 40-vjeçarja nga Londra është transformuar tërësisht pasi ka humbur gjysmën e peshës. Që pas transformimit të saj, ajo ndihet më e sigurt dhe ndau suksesin e humbjes së peshës.

“Po shijoj jetën e re. Jam në gjendjen më të mirë fizike dhe mendore për të nisur një marrëdhënie me dikë.”,  tha Katrina.

Vetëm 2 vjet më parë, ajo ka peshuar 142 kg, ndërsa, ka provuar çdo metodë për të humbur peshën. Por, një incident me djalin e saj e ka detyruar të përballet me faktin se duhej të bënte një ndryshim.

“Djali im Brandan ishte 3-vjeç kur doli në rrugë. Unë shkova pas tij por për shkak të peshës nuk mund të lëvizja dot. Për fat të mirë nuk kishte makina në rrugë. Nëse do kishte ngjarjet do shkonin ndryshe dhe kjo gjë më tronditi,”-shtoi Wright.

Një muaj pas incidentit, Katrina ka marrë kredi për të bërë një operacion për humbjen e peshës. Asaj i është hequr 80% e stomakut gjatë operacionit.

Kjo procedurë ka nënkuptuar se gruaja duhet të ndryshonte dietën e saj e të konsumonte karbohidrate, zarzavate dhe sallatë.

Tani nëna peshon vetëm 64 kg dhe nuk vuan më nga dhimbje në gjunjë dhe shpinë. Dieta e saj ka ndryshuar në mënyrë dramatike pasi Katrina konsumon ushqime shumë më të shëndetshme, raporton oranews.