Fungo: NATO mund ta rishikojë nivelin e angazhimit

Fungo: NATO mund ta rishikojë nivelin e angazhimit

 Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë është stabile pavarësisht disa tensioneve. Duke folur për iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së, Fungo, tha se autoritetet në Prishtinë e kanë bërë të qartë se dëshirojnë që Forca e Sigurisë së Kosovës të vazhdojë të bashkëpunojë me KFOR-in. Megjithatë, sipas tij, nëse mandati i FSK-së zhvillohet në mënyrën e propozuar nga presidenti Hashim Thaçi, NATO-ja do të duhet ta rishikojë nivelin e saj të angazhimit, veçanërisht në aspektin e ngritjes së kapaciteteve./21Media