Dafina ndryshon sërish

Dafina ndryshon sërish

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri  vazhdimisht po tërheq vëmendje me stile të ndryshme të flokëve, shkruan rtv21.tv

Dafina nuk heziton që të bëjë eksperimente me dukjen e saj, si për videoklipe, paraqitje në koncerte ashtu edhe në jetën e përditshme.

Këngëtarja në një fotografi që ka publikuar sot në rrjetin social Instagram, është shfaqur me balluke dhe flokë të gjata.

Ndryshe, “Kapma Dorën” është projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeqiri. Kënga në bashkëpunim me Lurron ka arritur mbi një milion klikime në Youtube./21Media